𝗔𝗣𝗟𝗜𝗞𝗢 𝗧𝗔𝗡𝗜 𝗽𝗲𝗿 𝗚𝗥𝗔𝗡𝗧𝗘𝗧: 𝗕𝗔𝗧 𝗠𝗼𝗻𝗶𝘁𝗼𝗿 𝗱𝗵𝗲 𝗕𝗔𝗧 𝗘𝘅𝗽𝗼𝘀𝗲
#BATPROJECT shpall thirrjet për ndarje të granteve të vogla që synojnë të mbështesin organizatat e shoqërisë civile dhe gazetarët investigativë për të garantuar rolin e tyre mbikëqyrës në fushën e llogaridhënies dhe transparencës buxhetore në nivel lokal dhe kombëtar në Shqipëri.
𝗕𝗔𝗧 𝗠𝗢𝗡𝗜𝗧𝗢𝗥, dedikuar OShC-ve, do mbështesë deri në 𝟭𝟱 𝗴𝗿𝗮𝗻𝘁𝗲 me vlerë deri në 𝟭𝟬,𝟬𝟬𝟬 𝗘𝗨𝗥 secili, me qëllim për të fuqizuar OShC-të për të monitoruar, vlerësuar, promovuar pjesëmarrjen e publikut dhe kryerjen e aktiviteteve që forcojnë llogaridhënien dhe transparencën buxhetore në organet publike.
𝗕𝗔𝗧 𝗘𝗫𝗣𝗢𝗦𝗘, dedikuar gazetarëve investigativë, do të mbështesë deri në 𝟱 𝗴𝗿𝗮𝗻𝘁𝗲 me vlerë deri në 𝟱,𝟬𝟬𝟬 𝗘𝗨𝗥 secili, me qëllim për të ekspozuar, nëpërmjet dokumentimit dhe raportimit me prova dhe fakte analitike, shkelje të llogaridhënies buxhetore, transparencës, dhe pjesëmarrjes së publikut.
Ndiqni lidhjet më poshtë për detajet e aplikimit të secilës thirrje.
𝗕𝗔𝗧 𝗠𝗢𝗡𝗜𝗧𝗢𝗥 – https://idmalbania.org/…/thirrje-per-aplikime-grante…/
𝗕𝗔𝗧 𝗘𝗫𝗣𝗢𝗦𝗘 – https://idmalbania.org/…/thirrje-per-aplikime-grante…/
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 15 dhjetor 2023.
Projekti “BAT Civil Society – Kapacitete për Mbikëqyrje Civile të Llogaridhënies dhe Transparencës Buxhetore”, zbatohet nga IDM Albania, Center for Research and Policy Making, Faktoje, dhe financohet nga Bashkimi Evropian.




