Elbasani hapi serinë e punëtorive “Shoqëria Civile dhe Bashkitë në Veprim”!
Takimi i parë mblodhi përfaqësues të bashkisë dhe shoqërisë civile për të diskutuar mbi transparencën buxhetore dhe sfidat në qeverisjen vendore. U prezantuan gjetje nga projekti dhe praktika konkrete të Bashkisë Elbasan për buxhetimin me pjesëmarrje dhe përdorimin e platformave digjitale për transparencë.
Aktorë të shoqërisë civile ndanë përvojat e tyre në monitorimin e vendimmarrjes, ndërsa një diskutim i hapur me të rinj dhe komunitete solli ide për politika më gjithëpërfshirëse dhe më të ndjeshme ndaj nevojave të qytetarëve.
Punëtoria synoi të nxisë një dialog të qëndrueshëm ndërmjet autoriteteve vendore dhe shoqërisë civile, si bazë për ndërtimin e politikave më transparente dhe më të ndjeshme ndaj nevojave të qytetarëve.
Projekti “BAT Civil Society – Kapacitete për Mbikëqyrje Civile të Llogaridhënies dhe Transparencës Buxhetore” zbatohet nga IDM Albania, Center for Research and Policy Making, dhe Faktoje, me mbështetjen e European Union in Albania.



